Transmetuar më 21-04-2012, 17:53

Hagë, 21 prill 2012, NOA – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duken çelësi që do të zgjidhë krizën në Hollandë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kryeministri holandez, liberali Mark Rutte deklaroi sot se kanë dështuar bisedimet mes palëve për uljen e borxhit publik të Hollandës, si masë e nevojshme për daljen nga kriza financiare.

“Duket qartë se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja”, deklaroi kryeministri Rutte në një konferencë për shtyp të mbajtur në Hagë, pas dështimit të negociatave mes koalicionit qeveritar partive të qendrës së djathtë dhe aleatëve të saj në parlament , si dhe partisë se ekstremit të djathtë të drejtuar nga Geert Wilders.

mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit