

I kishte shkuar mendja për diçka të ëmbël dhe kur pa pluhurin e bardhë e gëlltiti të tërë, por ishte… kokainë. Ngjarja ka ndodhur në Florida, Shtetet e Bashkuara, raporton noa.al.
Fëmija, një djalë 4 vjeç, e mori kokainën për sheqer dhe e hëngri. Incidenti ndodhi në një dhomë hoteli. Në të gjendej një grua dhe bashkë me të, dy meshkuj. Ndërsa ata po harbonin mes tyre në avuj seksi, fëmija pa afër një tabakaje ëmbëlsirash në tavolinë, pluhurin e bardhë që e mori për sheqer dhe e hëngri.
Policia që nisi hetimet zbardhi dëshminë e njërit prej dy djemve që u arrestuan: “Unë dhe djali tjetër shkuam në dhomën e hotelit për të bërë seks me prostitutën. Në fakt ajo kishte dhe një djalë që ishte dhe ai në dhomë”.
Gjatë kësaj kohe ata kishin marrë dhe kokainë për t’u argëtuar më shumë në orgjinë e tyre.
Policia tha se djali i vogël është dërguar në spital dhe pas një lavazhi nuk i rrezikohet jeta. e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





