Transmetuar më 21-04-2012, 13:47

Sarandë, 21 prill 2012, NOA- Tre persona nga Saranda janë vënë në prangat e policisë nën akuzën e vjedhjes.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për agjencinë e lajmve noa.al, se Ardian Rusi 48 vjeç nga fshati Gjashtë, Mikel Pashako 21 vjeç, banues në fshatin Sheleger dhe 17 vjeçari me iniciale Xh. I, nga fshati Gjashtë i Sarandës  janë kapur në flagrancë në fshatin Metoq duke vjedhur disa zgara hekuri në banesën e shtetasit Y. K., banues në Sarandë.

Lidhur me këtë rast materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Sarandës.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit