Transmetuar më 21-04-2012, 13:32

Tiranë, 21 prill 2012, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e sotme ka nisur me kthjellime pothuajse në të gjithë territorin e vendit por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë territorin por më të theksuara do të jenë në zonat veriore.

Gjatë pasdites parashikohet që vranësirat të largohen nga zonat malore veriore duke ja lënë vendin kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit. Po ashtu në mbrëmje dhe gjatë natës i gjithë territori do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale por mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 29 km/h nga drejtimi jugor – juglindor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë i ulët.

Europa

Europa veriore, veriperëndimore dhe verilindore do të dominohen nga kushte të paqëndrueshme të motit. Vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës, kjo për shkak të vendosjes së një qendre me presion të ulët atmosferik si edhe pozicionimit të një sistemi frontal mbi këto zona. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të paraqitet Europa jugperëndimore dhe një pjesë e pellgut të Mesdheut por reshjet do të jenë në sasi të pakta. E njëjta situatë e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe shira do të mbetet edhe në Europën qendrore. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët do të jetë prezent, kjo si rezultat i vendosjes së qendrave me presion të lartë atmosferik mbi këto rajone.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit