Transmetuar më 21-04-2012, 11:52

Vlorë, 21 prill 2012, NOA- Drejtori i policisë së Vlorës Artan Cuku së bashku me ekspertë të forcave të rendit të këtij qarku ka bërë analizën e punës për periudhën Janar-Mars 2012.

Gjatë kësaj analize u konstatua se gjatë kësaj periudhe nga policia e Vlorës është rritur zbulueshmëria me 21.4 %.

Në fjalën e tij Cuku theksoi se gjatë kësaj kohe janë evidentuar 413 vepra penale nga të cilat janë zbuluar 303 ose 72.9% e tyre.

Në këto vepra janë ndjekur penalisht 447 autorë nga të cilët 180 janë arrestuar, 214 janë ndjekur në gjendje të lirë dhe 53 janë shpallur në kërkim.

Lidhur me sektorin e krimeve të rënda janë kapur në shkallë qarku 62 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale nga të cilët 2 janë kapur me qëllim ekstradimi, krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2011 kur rezulton të jenë kapur 47 persona të shpallur në kërkim.

Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, nga janari deri në mars janë kryer 10 operacione policore nga të cilat është bërë e mundur arrestimi i 22 personave, 22 janë hetuar në gjendje të lire dhe 4 janë shpallur në kërkim.

Në vijim është bërë sekuestrimi 880 kilogramëve lënde narkotike canabis sativa, 61 gramë heroinë, 5 gramë kokainë, një sasi metadoni dhe 80 cope pajisje elektronike për lojëra fati.

Sakaq lidhur me operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mësohet se janë bërë 34 operacione për kapjen e tyre, nga të cilët janë kapur nga seksioni kërkimit 13 persona të shpallur në kërkim.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit