Transmetuar më 21-04-2012, 09:41

Los Angelos, 21 prill 2012, NOA- Thomas Beatie, i njohur botërisht si “burri shtatzënë” ndahet nga gruaja e tij pas nëntë vitesh bashkë.

“Ashtu si gjithë martesat, edhe ne kemi patur ulje ngritjet tona dhe jemi duke kaluar një moment të vështirë. Tani për tani jemi ndarë”, rrëfeu transeksuali 38 vjeçar për rrjetin televiziv CBS.

Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, Beatie i cili ka patur 3 fëmijë falë farëzimit artificial lindi grua, por pak më shumë se 20 vjeç nisi injeksionet e testosteronit për të pasur më shumë të dhëna mashkullore, ashtu siç ishte ndier në të vërtetë.

Në vitin 2002 ndryshoi seksin pasi u dashurua me Nancyn duke i mbajtur organet gjenitale pasi partnerja e tij nuk mund të kishte fëmijë.

Imazhet e transeksualit në shtatzëninë e parë përbënë skandal, ndërsa vogëlushja e tij lindi më 28 korrik të vitit 2008 ndërsa më vonë u ndoq nga dy të tjerë.

Por jeta e çiftit duket se nuk ka qenë e lehtë pasi Beatie rrëfen se është kërcënuar shpesh me vdekje dhe se ishte cilësuar si një monstër.

Aktualisht transformimi i tij ka përfunduar dhe siç shpjegoi ai në CBS, pasi pati tre fëmijët hoqi mitrën dhe bëri implantimin e organeve mashkullore dhe tani është një mashkull në të gjitha aspektet.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit