Transmetuar më 21-04-2012, 00:58

Sean Diddy Combs i njohur si Puff Diddy është këngëtari i muzikës rrep më i pasur në mbarë botën. Një fakt të tillë e ka pohuar Forbes Magazine, që ka publikuar dhe një listë të yjeve të hip hop-it që kanë llogaritë më të majme bankare, raporton noa.al.

Vendi i parë i këtij klasifikimi është i kryesuar nga Diddy me një shifër prej 550 milionë dollarësh, ku sërish ai është konfirmuar si mbreti i muzikës rrep/hip hop.

Vendi i dytë sigurisht që duhet të mbante emrin e Shawn Jay-Z Carter, me një pasuri prej 460 milionë dollarësh.

Pasojnë më tej Andre Dr. Dre Young me 270 milionë USD, Bryan “Birdman” Williams me 125 milionë dhe Curtis “50 Cent” Jackson me 110 milionë dollarë.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit