Transmetuar më 20-04-2012, 17:05

Elbasan, 20 prill 2012, NOA – Edhe qarku i Elbasanit është ngritur në këmbë këtë të premte për t’iu bashkuar aksionit kombëtar për pastrimin e mjedisit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Aksionit edhe në Elbasan i janë bashkuar nxënësit e shkollave, punonjës të administratës, shoqata jo qeveritare, dhe qytetarë.

Në krye të aksionit janë vënë ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe drejtuesit e pushtetit vendor të qytetit.

Grupet e pastrimit janë shpërndarë në zonat më të ndotura të qytetit, në rrugët kombëtare dhe pikat turistike të qytetit.

Një nga pikat më të ndotura të qytetit është përroi i Manazeres, i cili ka qenë në qeder të aksionit.

Fadromat e ushtrisë kanë pastruar këtë përrua nga mbeturinat.

Ministri i Mbrojtjes gjatë aksionit të pastrimit rikujtoi se qytetarët nuk duhet të jenë armiqësorë ndaj mjedisit, por ta mbajnë atë të pastër sikundër mbajnë shtëpitë e tyre.

Ai kërkoi nga autoritetet që të zbatojnë ligjin ndaj të gjithë atyre që janë kontraktuar për këtë qëllim.

Pastrimi i mjedisit është përqendruar edhe në komunat e tjera të qarkut të Elbasanit, si ajo Bradashesh në afërsi të Metalurgjikut.

mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit