Transmetuar më 20-04-2012, 16:44

Dy ish kryeministrat socialistë, Fatos Nano dhe Ilir Meta takohen në orën 17.00 të ditës së sotme në mjediset e hotel “Rogner” në Tiranë, i thanë agjencisë NOA.al, burime pranë liderit historik të PS, Nano.

Në takim mësohet se marrin pjesë vetëm pak miq të afërt të kryetarit të nderit të PS, Fatos Nano dhe kryetarit të LSI, Ilir Meta.

Paraprakisht nga burimet për noa.al bëhet e ditur se në takim do të bisedohet mbi mundësinë që shpalljen zyrtare si kandidat për president, për Fatos Nanon ta bëjë kreu i LSI, Ilir Meta.

Në vijim do t’ju njohim me detajet e takimit. e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit