Transmetuar më 20-04-2012, 12:38

Tiranë, 20 prill 2012, NOA – Nismës për një “Shqipëri të Pastër” i janë bashkangjitur edhe forcat e rendit.

Punonjësit e policisë në të gjithë Shqipërinë, të cilët nuk ishin të angazhuar me shërbim, janë angazhuar në pastrimin e zonave të ndryshme në vend.

Duke filluar nga ora 09.00 e ditës së sotme, punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit,  kanë nisur punën në zona të ndryshme të kryeqytetit duke dhënë kontributin e tyre konkret në pastrimin e hapësirave të jashtme të Tiranës.

Punonjësit e policisë i janë bashkëngjitur kësaj iniciative duke e konsideruar si mjaft të rëndësishme, në radhë të parë në shenjë sensibilizimi, e mbi të gjitha për rëndësinë jetike të ndryshimit të qëndrimit qytetar ndaj mjedisit.

Ndërkohë në këtë ditë, një sërë institucionesh janë angazhuar për të pastruar ambientin.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit