

Vlorë, 20 prill 2012, NOA – Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vjedhjen e një motori pesë muaj më parë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës dhe të arrestuarit janë; Erald Metush Harizi, 19 vjeç dhe Aleksandër Asqeri Kajo, 23 vjeç, të dy banues në lagjen ”Kushtrimi” Vlorë.
Dy të rinjtë mendohen se në dhjetor të vitit 2011, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një motor tip “Loxin” në pronësi të 23-vjeçarit me inicialet A. D. Pas grabitjes, motori i është shitur një tjetër personi, Ardit Artur Alushaj, 19 vjeç banues në Ballsh. Pas hetimeve policia ka arritur të gjej autorët e grabitjes.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





