Transmetuar më 20-04-2012, 00:58

Stresi ul dëshirën seksuale dhe shkakton shumë probleme dhe në profesionin tuaj. Është ky rezultati i një sondazhi të publikuar në faqen e internetit të “Organizatës Evropiane të Shqetësimeve dhe Kapjes së Panikut”, www.eurodap.it.

Nga 900 personat, mes këtyre si meshkuj ashtu dhe femra, që kanë marrë pjesë në sondazh, 80 % e tyre rezultuan të stresuar.

Ajo çka është negative, sipas Paola Vinciguerra, psikologe dhe presidente e Eurodap, është fakti se këta persona nuk janë të vetëdijshëm se sa negativisht mund të ndikojë stresi në shëndetin e tyre.

Ndaj efektet nuk janë aspak për t’u nënvlerësuar. “Faktikisht është provuar nga studime klinike se 70% e sëmundjeve degjenerative varen pikërisht nga stresi dhe ankthi”.

Niveli i lartë i hormoneve në gjak duhet thënë se shkakton tronditje të sistemit imunitar  dhe çon në “konflikte”, ku si shembull konkret mund të përmendim, nivelin e testosteronit.

Shumë herë kjo i ka çuar njerëzit në rënien e dëshirës së tyre seksuale. Me pak fjalë është tepër e rëndësishme të kuptohet si mund të menaxhohet stresi.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit