




Los Angelos, 19 prill 2012, NOA- Madonna e shquar për stilin e saj ekstravagant nuk ka pëlqyer një fotografi të vajzës së saj 15 vjeçare Lourdes, me një cigare në gojë dhe shpalos anën e saj fanatike.
“Nuk më pëlqeu, nuk e aprovoj cigaren për asnjë e aq më tepër për time bijë, duhet të isha një nënë më e rreptë, por nuk është e lehtë”, u shpreh këngëtarja, raporton noa.al.
Sipas saj me fëmijët gjithçka është marrëveshje, duke pranuar vështirësitë e të qenit nënë singel e katër fëmijëve.
Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, në vijim Madonna shprehet se ka shumë identitete brenda saj, por për fëmijët është vetëm një, ai që kontrollon detyrat si nënë.
Ndër të tjera ajo ka shtuar se është e vështirë të jesh Madonna, të qëndrosh e para në klasifikime si dhe të jesh nënë e cila punon shumë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





