Transmetuar më 19-04-2012, 12:52

Tiranë, 19 prill 2012, NOA- Linja e interkonjeskionit Kosovë-Shqipëri ka ngjallur debate edhe në Parlament mes mazhorancës dhe opozitës.

Në fjalën e mbajtur në seancën parlamentare Ministri i Financave Ridvan Bode u shpreh se projekti fitues është zgjedhur ai që ka dhënë ofertën më të leverdishme.

Sipas tij nuk mund të pranohej kompania garuese me ofertën që kërkonte 21 milionë euro më tepër për ndërtimin e kësaj linje si fituese pasi diferenca mes kompanive garuesve ishte e madhe.

“Ne parandaluam një rast korruptiv. Dhe në vend që opozita edhe pse në vend të thoshte faleminderit të paktën duhet të heshte. Si ka mundësi që kërkoni këtë. Nuk është ndershmëri kjo, ne kemi të drejtë të akuzojmë edhe për interesa konkrete nga opozita shqiptare", u shpreh Bode, raporton noa.al.

Nga ana e tij opozitari socialist Arben Ahmetaj tha se, ky projekt dëmton interesat e vendit dhe pas tij fshihet një aferë e madhe korruptive, ndërsa shifrat e prezantuara janë të manipuluara.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit