Transmetuar më 19-04-2012, 11:48

Durrës, 19 prill 2012, NOA- Më shumë se 1 kilogramë Cannabis Sativa është sekuestruar në qytetin e Durrësit ndërsa janë vënë në pranga dy të rinj.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se gjatë mesnatës së lënë pas u prangosën Fatjon Arapi, 22 vjeç dhe Erlind Shtjefni, 21 vjeç të dy me banim në Durrës.

Në vendin e quajtur Ura e Dajlanit, nga ana e policisë gjatë një kontrolli në makinën tip Benz me targa AA 714 BD, të drejtuar nga Fatjon Arapi dhe me pasagjer Erlind Shtjefnin, u sekuestrua një qese e mbushur me masë bimore të thatë, me karakteristika të bimës narkotike Canabis Sativa, me peshë totale prej 968.4 gramë. Në vijim të kontrollit në banesën e Fatjon Arapit u gjet dhe sekuestrua një qese me 116 gramë masë bimore me të njëjtat karakteristika.

Sakaq në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia prej 1084.4 gramë lëndë narkotike, automjeti në fjalë dhe 3 telefona së bashku me kartat përkatëse.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit