

New York, 18 prill 2012, NOA- Dëshira që nuset duan të duken të mahnitshme në ditën e tyre të dasmës ky është një fakt, pasi shumë prej tyre e cilësojnë si ditën më të lumtur të jetës.
Por dëshira për të qenë të dobëta dhe në formë në ditën e tyre të dasmës po kthehet vërtet në rrezik.
Fakti që mbajnë dieta drastike dhe të shpejta për të rifituar formën në muajt e fundit para martesës është një teknikë më se e përhapur, por drama e radhës vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, në klinikat private amerikane tendenca e fundit është ajo e sondës në hundë, dieta-flesh prej 10 ditësh, gjatë së cilës femrat ushqehen vetëm me lëngjet që vijnë përmes hundës në ezofag pa provuar asgjë tjetër përveç ujit natyral…dhe rezultati është i siguruar.
Me këtë teknikë nuk duhet pritur shumë, brenda 10 ditëve mund të humbësh 8-10 kilogramë pasi sonda ushqen me një miks të pasur me proteina ku mungojnë krejtësisht karbohidratet, por me përmbajtje të lëndëve që ushqejnë trurin.
Nëse më herët janë përfolur dieta të shumta si ajo e Kate Middleton apo e Charlene para se të martohej me Alberton e Monakos, tani sonda në hundë po bën kërdinë, edhe për yjet e Hollywood.
Në një hetim të New York Times në disa klinika private ku aplikohet kjo teknikë dobësimi thuhet se kërkohen 1 500 dollarë nga nusja për trajtimin.
Kjo dietë thuhet se është sugjeruar nga një profesor italian i Universitetit La Sapienza në Romë Gianfranco Capelli.
Në këtë shkrim shihet me skepticizëm kjo dietë, ndërsa cilësohet skandal duke shtuar dyshimin se kush siguron që pas muajit të mjaltit gruaja nuk do jetë kthyer si më parë, për më tepër edhe dëmtimet në organizëm nga dieta çudibërëse.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





