Transmetuar më 18-04-2012, 21:57

Një mësues italian i shkollës fillore, u arrestua nën akuzat për abuzim seksual të një të mituri, nxënës i tij.

Fjala është për një djalë vetëm 8-vjeç, një nxënës i shkollës ku ai punonte.

Shkolla e vendosur në një komunë të Bergamos, ka patur në fakt, kamera brenda mjediseve të saj, që shërbenin për të monitoruar lëvizjet dhe qëndrimin e fëmijëve në mjediset e saj.

Dhe duket se ato kanë fiksuar edhe momentet e abuzimit të mësuesit ndaj nxënësit të tij të mitur.

Edhe pse shumë pak informacion ka rrjedhur në lidhje me këtë ngjarje, mediat italiane kanë bërë me dije se kamerat kanë fiksuar momente intimiteti, të afta për ta “vënë në grackë” mësuesin pedofil.

Tashmë, ky i fundit është dërguar në burgun e Bergamos, ku në ditët e ardhshme do të pyetet nga gjyqtari për hetimet paraprake.

Ai do të ketë mundësi për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve dhe për ta mbrojtur veten nga akuza e rëndë e abuzimit seksual të një të mituri.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit