Transmetuar më 18-04-2012, 21:35

Barak Obama nuk do të kishte lindur, nëse diplomacia britanike do kishte arritur sabotimin e programit të bursave për në SHBA në fund të viteve ’50, mes të cilave shkoi atje babai i presidentit të ardhshëm amerikan.

Kjo është zbuluar së fundmi nga disa dokumente të fshehura për 50 vjet me radhë në arkivat sekrete të Zyrës së Jashtme Britanike.

Emri i babait të Barak Obamës, shfaqet në to, në një listë të 80 studentëve të rinj kenianë, të gjykuar nga britanikët si “anti-amerikanë”, “anti-të bardhë” dhe “tipa turbullues”.

Gjithsesi, jo aq të rrezikshëm sa të mos meritonin një bursë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë grup studentësh kenianë, në vitin 1959, Obama Senior erdhi në SHBA si student i parë afrikano në Universitetin e Hauait.

Pas martesës së tij në vitin 1961, ai bëri një djalë, i cili në vitin 2008 u zgjodh edhe si presidenti i parë me ngjyrë në historinë e SHBA: Barak Obamën e sotëm!

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit