Transmetuar më 19-04-2012, 00:03

Është i vetmi motor në mbarë botën që mban stemën zyrtare të firmës Ferrari. Unik, Ferrari 900, tashmë do të hidhet në ankand duke nisur nga shifra fillestare e 100 mijë eurove.

Ky prototip unik është ndërtuar nga një inxhinier britanik, David Kay si homazh dhe respekt ndaj Enzo Ferrarit dhe duhet thënë se është i vetmi motor që ka marrë aprovimin nga kompania në fjalë.

Gjithçka nisi në momentin që Kay i shkroi Ferrarit, duke i kërkuar leje për ndërtimin e një motori në nder të themeluesit legjendar të kësaj kompanie. Ankandi ka ngjallur interes, por ende nuk parashikohet sa do të shkojë shifra e blerjes.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit