Transmetuar më 18-04-2012, 20:11

Steve Carter ka pasur gjithmonë shumë pyetje në lidhje me fëmijërinë e tij. Për shembull, pse çertifikata e tij e lindjes ishte krijuar një vit pasi ai kishte lindur. Ose cilët ishin prindërit e tij të vërtetë.

35-vjeçari, u trondit ndërsa kreu një kërkim të thjeshtë në internet për të zbuluar të kaluarën e tij, mbi të cilën kishte  ngritur shumë pikëpyetje.

Kështu, duke parë në faqen “missingkids.com” (fëmijë të humbur), ai gjeti foton e një djali të quajtur Marks, për të cilin kuptoi se ishte ai vetë.

“E kam kuptuar këtë pasi unë qaj spontanisht duke ngritur cepin e buzës, dhe ky fëmijë duket se e bënte këtë njësoj si mua”, ka pohuar ai lidhur me një fakt të tillë.

Dhe kështu, 35-vjeçari zbuloi se kishte lindur në Hauai dhe se nëna e tij kishte vdekur kur ai ishte vetëm 6 muajsh.

E ndërsa ajo ishte zhdukur bashkë me të kur ai ishte 3-javësh, babai i tij e kishte raportuar të zhdukur.

Më pas, gruaja mësohet se i dha një identitet të rremë birit të saj, ndërsa të vërtetin ai e mësoi vetëm falë internetit.

e.t/NOA

 

 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit