Transmetuar më 17-04-2012, 08:19

Liami qëndron me Gertën dhe Arbrin në kuzhinë duke komentuar nominimet. Liami shprehet se Erioni duhet ta ketë nominuar spektaklin e kaluar, sapo është bërë me dije se dhe ai (Liami) do ta nominonte Erioni. Arbri i thotë Gertës se nuk do ta nominojë asnjëherë për sa kohë të jenë në BB, ndërsa me Erionin nuk ka çfarë të diskutojë më, pasi çfarë ka pasur për t’i thënë, e ka bërë. Liami përgjigjet se Erioni i mban rezerva gjërat që ai i thotë.

Ndërkohë, Tani qëndron me Olën në oborr duke thënë thashetheme për banorët. Ai shprehet se ka ndenjur dy ditë me Ermalin e Liami për t’i parë se çfarë tipash janë, por nuk është puqur me ta, ndërsa Graciano herë pas here trumbeton faktin se ka hyrë vetëm e do dalë vetëm nga kjo lojë. Ai shton se nuk e ka shitur asnjëherë Gracianon tek asnjë nga banorët, por ai duhet ta kishte mbajtur veten të shtunën e spektaklit, pasi dhe ai (Dritani) dinte të kërkonte leje për të folur, por është përmbajtur. Tani thotë se e ka ditur që do të nominohej nga djemtë, ndërsa debatin e mëparshëm me Erionin e ka hapur për të kuptuar se çfarë shoku ishte ai.

Së fundi, Françeska qëndron në oborr me Olën duke komentuar Gertën. Ajo shprehet se kësaj të fundit i ka hipur vetja në qejf pasi ka filluar të rrijë me Arbrin e Liamin. Françeska shton se Gertës ia ka inatin që kur e ka ngacmuar për lidhjen e saj me Ermalin. Ola e pyet për raportin që Françeska ka tani me Gertën e ajo i përgjigjet se kanë dy ditë që nuk flasin, pasi çdo fjalë që ajo thotë, Gerta ia merr për keq. Françeska shprehet se Gerta po përcjell një imazh negativ të vetes dhe po bën ironiken, pasi po e mëson Liami.

Gjithçka ndodh tek Big Brother 5

Transmetim Live i Big Brother 5

 

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit