

Romë, 17 Prill 2012, NOA – Gjatë mbrëmjes janë futur në varrezat e Ragusas në Itali dhe kanë kryer fotografi dhe pozat ndryshme në arkivolet e të vdekurve.
Më pas katër të rinjtë, të një moshe rreth 15 deri në 17 vjeç, fotografitë e kryera i hodhën në rrjetin social të Facebook.
Ata u denoncuan menjëherë për dhunim të varreve dhe për përdhosjen e kujtimit të personave tashmë të ndarë nga jeta.
Mes vizitorëve të shumtë në rrjetin social ka rastisur një i afërm i një prej personave të vdekur që duhet thënë se nuk e ka pëlqyer aspak këtë xhest, përkundrazi ai lajmëroi menjëherë autoritet, ku agjentët arrestuan aktor të rinjtë.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





