Transmetuar më 16-04-2012, 19:09

Tiranë, 16 prill 2012, NOA- Në zbatim të ligjit “Për Profesionet e Rregulluara”, i cili tashmë ka hyrë në fuqi dhe që për herë të parë kaloi shumë mirë pasi profesionistët që bëjnë pjesë në Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë iu nënshtruan provimit të parë vitin që kaloi, siç ligji thekson, në dy javët e para të Majit dhe dy javët e para të Nëntorit, të gjithë ata profesionistë duke u nisur nga infermierët, mamitë, fizio-terapistët, teknikët e laboratorit, ata të logopedisë dhe imazherisë, do t’i nënshtrohen Provimit të ri të Shtetit pasi kanë kryer praktikën profesionale prej tre muajsh.

Siç informon noa.al, ata do të bëjnë fillimisht regjistrimin pranë Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, i cili më pas e çon listën e këtyre profesionistëve te Agjencia Kombëtarë e Provimeve të Shtetit për dhënien e provimit.

“Aktualisht, ne si UISH gjendemi në fazën e përfundimit të listës dhe e kemi nisur atë pranë kësaj Agjencie, e cila ka përcaktuar tashmë edhe datat e Provimit të Shtetit”, bën me dije, kreu i UISH-së, Sabri Skënderi.

Sipas tij, profesionistët që kanë mbaruar teknikën profesionale, ata që kanë mbaruar shkollën në vitin 2010, por edhe në vitin 2011, kanë të drejtën e tyre të regjistrohen pranë Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë dhe ta japin provimin në muajin Maj sipas datave të caktuara.

“Por këtë të drejtë e kanë edhe ata që janë rrëzuar në provimin e parë apo nuk kanë hyrë fare në të. U bëj thirrje të gjithë teknikëve të laboratorit, teknikë të imazherisë apo logopedistëve, që kanë përfunduar studimet në vitin 2011, të drejtohen zyrave të UISH-së për të bërë regjistrimin dhe të fillojnë praktikën profesionale me mbikëqyrje dhe në përfundim të saj, t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit”, është thirrja që Skënderi u drejton profesionistëve të rinj.

UISH pohon gjithashtu se kjo eksperiencë do të vazhdojë e përvitshme në zbatim të ligjit, i cili ka caktuar që Provimi i Shtetit do jepet në dy javët e para të Majit dhe Nëntorit.

“Ndërsa lidhur me ato probleme që kemi patur për provimin e parë, saktësisht të tezave që u paraqitën gjatë tij, ne i kemi bërë me dije pranë ministrisë së Arsimit dhe Fakulteteve të Infermierisë, e jemi duke punuar me to, që testi i radhës për Provimin e Shtetit të jetë sa më i përshtatshëm dhe t’u përgjigjet kërkesave të kohës”, përfundon Skënderi.

Datat      –     Sezoni i Provimit të Shtetit    –    Maj 2012

E Premte                     4 Maj

Ora 10.00                    Fizioterapi

E Hënë                        7 Maj

Ora 10.00                    Mami

E Hënë                                    14 Maj

10.0                             Infermieri

14.00                           Infermieri

E Martë                       15 Maj

10.00                           Infermieri

14.00                           Infermieri

E Mërkurë                   16 Maj

10.00                           Infermieri

14.00                           Infermieri

E Enjte                                    17 Maj

10.00                           Infermieri

14.00                           Infermieri

E Premte                     18 Maj

10.00                           Infermieri

14.00                           Infermieri

E Hënë                                    20 Maj

10.00                           Infermieri

14.00                           Infermieri

E Martë                       22 Maj

10.00                           Infermieri

14.00                           Infermieri

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit