Transmetuar më 16-04-2012, 11:10

Prizren, 16 prill 2012, NOA – Pas arrestimit dy ditë më parë nga policia serbe e qytetarit shqiptar Mark Kashnjeti nën akuzën për krime lufte kanë reaguar edhe familjarët e Kashnjetit.

Familjarët e Kashnjetit dhe aktivistët për të drejtat e njeriut në Prizren i kanë bërë apel institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që t’i bëjnë presion Beogradit zyrtar për lirimin e tij, bën me dije "Koha Ditore".

Ata e cilësojnë të padrejtë mbajtjen në paraburgim të Mark Kashnjetit nga autoritetet e Serbisë.

Familjarët bënë me dije se Mark Kashnjeti nuk ka qrnë asnjëherë pjesë e formacioneve të UÇK-së dhe se gabimisht është arrestuar edhe një herë, porse është liruar shumë shpejt. “Do të isha shumë krenare që ai të ishte në luftë e të kishte qenë pjesë e UÇK-së, e ndoshta sot nuk do të brengosesha pse është burgosur. Për këtë edhe më vjen inati, se u arrestua për atë që kurrë nuk ka qenë”, thotë Valentina Kashnjeti-Koni, vajza e madhe e Markut.

Ajo ka sqaruar se Marku "është arrestuar edhe një herë gabimisht nga ndërkombëtarët", porse është liruar menjëherë pasi është verifikuar se bëhet fjalë për personin e gabuar. Sipas njoftimeve të  mediave serbe, Mark Kashnjeti u arrestua të shtunën nga policia e Serbisë, në Merdar, teksa po udhëtonte me autobus për në Beograd.

Lajmin për arrestimin e tij e dha vetë ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç, siç kishte bërë edhe më parë gjatë arrestimit të paligjshëm të dy policëve të Kosovës në kufirin e vendit.

Pas marrjes së pyetje Mark kashnjetit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, ndërkohë që pritet që rreth paraburgimit të vendoset të hënën nga gjykatësi i dhomës për krime të luftës në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Këto pretendime janë hedhur poshtë edhe nga Bashkim Kajdomçaj i Zyrës Rajonale të KMDLNJ-së në Prizren, i cili ka theksuar se kjo organizatë ka informata të besueshme se Kashnjeti nuk ka qenë pjesë e UÇK-së asnjëherë dhe se në atë kohë ka pasur probleme shëndetësore.

Arrestimi i  Mark Koshnjetit, me dyshimet për pjesëmarrje në krime ndaj popullatës civile serbe, nuk është rasti i parë i këtij lloji.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit