Transmetuar më 15-04-2012, 21:26

Johanesburg, 15 prill 2012, NOA – Një grua e katërt për presidentin poligam të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma.

Zëdhënësi i presidentit afrikanojugor lajmëroi se kreu i shtetit Jacob Zuma do të martohet me të fejuarën aktuale Bongi Ngema, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Martesa do të zhvillohet fundjavën e ardhshme në pronën familjare të presidentit në Nkandla, provincë e KwaZulu-Natal, në lindje të vendit.

Për Zumën, tashmë 70-vjeçar, kjo është martesa e gjashtë.

Aktualisht ai është i lidhur me kurorë me tre gra të tjera.

Ndërkohë me një grua tjetër është divorcuar, ndërsa një tjetër është vetëvrarë.

Me gratë e tij presidenti Zuma ka mëse 20 fëmijë.

mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit