Transmetuar më 15-04-2012, 18:37

Librazhd, 15 prill 2012, NOA – Një 50-vjeçar nga fshati Pishkash i Librazhdit, baba i tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në një pemë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

50-vjeçarin Xhevat Gjymenga e gjeti të vetëvarur me një litar në pemë, bashkëshortja e tij.

Ajo ka njoftuar policinë e Librazhdit për ngjarjen.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, bashkëshortja e Xhevat Gjymengas bëri me dije se i shoqi kishte dalë nga banesa, duke i lajmëruar se do të shkonte tek i vëllai, i cili jeton në të njëjtin fshat, në Pishkash.

Më pas 50-vjeçari Gjymenga është gjetur i varur në një pemë, rreth 100 m larg shtëpisë.

Policia e Librazhdit po heton për të përcaktuar shkaqet e vetëflijimit të 50-vjeçarit.

mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit