Transmetuar më 15-04-2012, 16:06

Elbasan, 15 prill 2012, NOA – Pashkët ortodokse u festuan edhe nga besimtarët ortodoksë në qytetin e Elbasanit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Besimtarët elbasanas i janë drejtuar kishave të qytetit ku kanë kremtuar së bashku ringjalljen e Krishtit.

Kishat e Shën Kollit, Shën Marisë dhe Shën Thanasit në qytet janë tejmbushur nga besimtarët ortodoksë, të cilët me ndezjen e flakës së shenjtë kanë uruar njëri-tjetrin për një vit më të mbarë dhe të lumtur.

At Nikollë Marku, i cili njihet për kundërshtimin e tij mbi vendosjen e klerikut grek Anastas Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ka drejtuar meshën e Pashkëve në kishën ortodokse Shën Maria në Elbasan.

Në këtë meshë të mbajtur edhe në vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit, mori pjesë edhe regjisori i njohur Pirro Milkani.

Gjatë meshës së Pashkëve Ortodokse kanë marrë pjesë edhe besimtarë muslimanë, duke përforcuar edhe më tej idenë e tolerancës fetare në qytetin e Elbasanit.

mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit