Transmetuar më 15-04-2012, 14:00

Shkup, 15 prill 2012, NOA – Kryeministri Nikolla Gruevski ka shprehur ngushëllime në adresë të familjeve të pesë viktimave që u vranë mbrëmjen e së enjtes në Smilkovc të Shkupit.

"Kjo ngjarje na goditi të gjithë ne, na ka goditur deri në palcë. Megjithatë duhet të vazhdojmë dhe të ballafaqohemi me sfidat. Dëshiroj të dërgoj porosi deri tek kryerësit e kësaj ngjarje  se kurdo kurdo drejtësia do ti arrij dhe dënimin do ta marrin si nga ligji si nga Zoti. Në rast se e kuptojnë se çfarë do të thotë kjo”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.

Shprehjen e ngushëllimeve lidhur me vrasjen tragjike e ka bërë sërish presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, duke shprehur bindjen se autorët e krimit do të nxirren para drejtësisë. Dy krerët shtetëror këto mesazhe i dhanë me rastin e festës së Pashkëve.

noa.al/INA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit