












Shtëpia që ju shikoni në fotot që gjenden këtu, kushton jo më pak se 85 milionë dollarë amerikanë.
Ndodhet në ishullin Exumas në Bahamas dhe pronarët janë gati ta shesin sigurisht nëse jepet një çmim jo më pak se ky më sipër e pse jo, rrumbullak 100 milionë dollarë.
Dhe si “bonus” të japin fqinjë të mirë, si Johny Depp, Eddie Murphy, Nicholas Cage, Faith Hill e shumë të tjerë.
Shtëpia gjendet mes një hapësire prej 38 akrash dhe konsiderohet si një parajsë në Tokë. Ambientet e shumta për argëtim, qendër fitness-i, fushë golfi, ambiente për relaks dhe komoditet janë një pjesë e asaj që e bën aq të mrekullueshme këtë shtëpi.
Pishina, mol jahtesh, aerodrom, det i mrekullueshëm, lojërat e ujit, sauna, banjot turke, janë po ashtu pjesë e mrekullisë.
Në një rreze që përcillni me sy, nuk do t’ju shqetësojë askush, ju thjesht jeni mes një parajse. Dhe një staf i gjerë prej 29 njerëzish të specializuar ju shërben nëse e merrni me qera këtë shtëpi, ku çmimet fillojnë nga 50 mijë dollarë nata. Jo më pak se 22 persona mund të rrijnë lirshëm në këtë shtëpi.
Klikoni fotot për rezolucion të lartë dhe shijoni pamjet e mrekullueshme. e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





