

Tiranë, 15 prill, 2012 NOA- Të nderuar lexues kjo është një pasqyrë e faqeve të para për disa nga gazetat kryesore në vend, për ditën e diel, 15 prill 2012.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Vunë milionat në piramidë, na mashtroi zvicerania dhe i dashuri i saj i SHISH”.
Tituj të tjerë janë; “Çmimi Marty Parr vë dorën mbi 21 janar”.
“Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi, dasmë tradicionale në Shkup”.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Topi: Nënkryetarin e KLD-së e zgjedh unë”.
Tituj të tjerë janë; “Gratë e dy policëve të vrarë në Kukës në Gjykatë: S’duan t’i shpallin dëshmor”.
“Meri Lalaj: Të pathënat e dasmës së Helena dhe Ismail Kadaresë”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Berisha, vizitë surprizë komandove në Afganistan”.
Tituj të tjerë janë; “Maskat grabisin argjendarinë, bien shpejt në pranga”.
“Brixhid Bardo: Mos vrisni qentë, bashkia Tiranë: Do t’i vaksinojmë”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Emri dhe krerët e partisë së Topit”.
Tituj të tjerë janë; “Tetë avion ushtarakë, në shitje për 16 milionë lekë”.
“Arrestohet nëna prostitutë që nuk njeh atësinë e dy fëmijëve”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Beteja zhvendoset në KDL, Topi: Çefa jo nënkryetar, PD: Ja pse na takon ne”.
Tituj të tjerë janë; “Skandal në polici, sajuan aksidentin për të fituar 32 milionë lekë”.
“Gjinushi: PS si gratë e dhunuara, po përsërit gabimet e 2009 me aleatët”.
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al., mund të abonoheni duke na shkruar te [email protected].
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





