Transmetuar më 14-04-2012, 20:19

Tërmetet në mbarë botën, përveçse po shtohen në numër, po bëhen edhe më të fuqishëm. Ky është alarmi që mbërrin së fundmi lidhur me këtë fenomen sizmologjik, por që shkencëtarët ende nuk e kuptojnë se çfarë është duke e shkaktuar atë.

Konkretisht, shkencëtarët e Agjencisë amerikane USGS, janë duke studiuar rritjen e numrit të tërmeteve me magnitudë 3 rihter.

Dhe kanë arritur në përfundimin se gjatë vitit 2011 frekuenca e tyre, ishte 6 herë më e lartë në krahasim me shekullin e kaluar.

Shkaqet mund të jenë artificiale. Shkencëtarët, kanë zbuluar se në disa vende rritja e sizmiologjisë, përkon me futjen e ujit të mbeturinave në puset e thella.

Këto zona kanë tendencë të jenë në qendër të vendit, sidomos në rastin e shteteve si Kolorado, Teksas, Oklahoma, Arkansas dhe Ohajo. Por nuk ka asnjë dëshmi që tregon se punimet hidraulike mund të jenë shkaku i normës së rritjes së tërmeteve. Ndërkaq, jo vetëm në SHBA, por edhe në pjesën tjetër të botës, që nga viti 2000 ka pasur një rritje të habitshme të tërmeteve.

Sipas shkencëtarëve, ka një rritje pothuajse konstante të numrit të tërmeteve që nga viti 2000, me një rritje prej gati 60% për qind të atyre shkallës 5.0 dhe 5.9 rither.

Sikundër, është vënë re një rritje prej 78% e tërmeteve me fuqi midis 6.0 dhe 6.9 të shkallës rihter.

Në fund, shkencëtarët ia kanë atribuuar rritjen e numrit të tyre, dëmeve të shkaktuara nga njeriu, kryesisht gjatë ndërtimeve.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit