Transmetuar më 14-04-2012, 15:01

Fier, 14 prill 2012, NOA- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta nga qyteti i Fierit kërkoi që të evitohet fryma konfliktuale në politikë.

Meta deklaroi se Shqipëria ka nevojë për reforma në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe jo për sherre të palëve politike të cilat e ngadalësojnë këtë proces.

Sipas tij nga palët duhet evituar fryma konfliktuale dhe të detoksiokohet klima politike në përgjithësi në vendit tonë pasi vetëm në këtë mënyrë reformat integruese dhe plotësimi i 12 rekomandimeve të Komisionit Europian do të mund të përshpejtohen duke afruar anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Siç informon noa.al, duke komentuar votimin e para 2 ditëve në Parlament për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Cefa, Meta, u shpreh se votime të tilla që kanë të bëjnë me zgjedhjet shumë të rëndësishme në sistemin e drejtësisë dhe sidomos në gjyqësor duhet të lihen larg politizimit por t’i lënë vend kështu gjykimit të ftohtë dhe profesional, ndërsa shtoi se mazhoranca qeverisë është e qëndrueshme dhe komentet për të kundërtën janë pavend.

Në votimin e së enjtes në parlament Ilir Meta dhe deputetët e LSI nuk ishin të pranishëm në seancë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit