Transmetuar më 14-04-2012, 14:05

Cagliari, 14 prill 2012, NOA-Mbanin peng një vogëlushe 2 muajshe e gjysëm për të detyruar nënën e saj romune të prostituonte.

Gruaja e lodhur me kërcënime dhe dhunë u revoltua dhe u drejtua te policia e Cagliarit në Itali për të kërkuar ndihmë për lirimin e vogëlushes.

Fil pas denoncimit policia nisi aksionin ku bllokoi një 28 vjeçar dhe bashkëjetuesen e tij.

Siç raporton noa.al, çifti romun jetonte në një kamp rom dhe pas kallëzimit të bëra nga nëna u bë e mundur edhe rimarrja e të miturës.

U desh një kërkim i gjatë për gjetjen e tyre dhe të vogëlushes pasi anëtarë të klanit të tyre i thanë policisë se vogëlushja ishte fëmijë e Ileana Unguru, partneres së djalit të arrestuar dhe jo e denoncueses.

Romuni Florin Mihaj dhe Ileana Unguru detyronin prej muajsh gruan të prostituonte duke i marrë më tej paratë, por nuk zgjati gjatë shantazhi i tyre, të dy ranë në pranga.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit