

Arrezo, 14 prill 2012, NOA- Pesë djem me origjinë kosovare janë vënë në shënjestër të policisë italiane nën akuzën e një sërë vjedhjesh të ndodhura në firmat e argjendarisë në Arrezo të Italisë mes qershorit të vitit 2010 dhe janarit të vitit 2012.
Siç informon agjencia e lajmeve noa.al, hetimet për këto arrestime u ndërmorën nga policia e Arrezos e cila prej muajsh i kishte vënë në shënjestër grupin e grabitësve kosovarë.
Sipas policisë thuhet se 5 të rinjtë në bashkëpunim me njeri tjetrin studionin argjendaritë dhe organizonin deri në detaje sulmin dhe arratinë duke humbur gjurmët qetësisht.
Mësohet se argjendaritë e sulmuara nga banda kosovare ndodheshin në zonën e Arrezos dhe Vicenzas.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





