
Të dhënat po ngarkohen...

Kartagjenë, 14 prill 2012, NOA- Një sërë shpërthimesh kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethinat e ambasadës amerikane në Bogota të Kartagjenës, vetëm pak çaste pas mbërritjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.
Siç raporton noa.al, nga ana e policisë vendase thuhet se dy shpërthime ndodhën fare pranë ambasadës por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Shpërthimet në fjalë u verifikuan vetëm pak çast pasi u ul avioni i Obamës në Kartagjenë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
