

New Delhi, 13 prill 2012, NOA- Ylli i Bollywood, aktori Shah Rukh Khan, u ndalua për rreth dy orë në aeroportin e New York ku kishte shkuar për të marrë një çmim në Yale.
Siç informon agjencia e lajmeve noa.al, ky episod është i fundit krahasuar me ato të tjera ku përfshihen dhe ndalohen personalitete indiane nga policia për shkak të mbiemrit mysliman.
Lidhur me këtë ngjarje Ministri i Jashtëm indian u shpreh se, “Është bërë si zakon që ndalohen personalitetet indiane, mbahen e më pas kërkohet falje. Khan ishte ndaluar edhe një herë në vitin 2009 sepse mbiemri i tij ishte i njëjtë me njërin në listën e terroristëve të Al Qaida, kjo situatë po bëhet e patolerueshme”.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





