Transmetuar më 13-04-2012, 20:56

Ishte duke pirë e më pas u grind me të shoqen dhe deri  këtu asgjë e re. Në këto momente, fëmijët e moshës 3 dhe 13 vjeçare vraponin nëpër shtëpi kur Shane Jenkin sulmoi bashkëshorten e tij Tina Nash në krevatin e dhomës së gjumit dhe i nxori sytë.

Ngjarja e frikshme, ka ndodhur në Hayle të Anglisë dhe dje autori pranoi krimin, raporton noa.al. Jenkin pranoi fajësinë e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur në prill të vitit 2011.

Gruaja 32 vjeçare humbi shikimin dhe në një intervistë për mediat britanik tha se nuk do ta falte kurrë të shoqin për atë që i kishte bërë.

33 vjeçari Jenkin e kishte rrahur edhe në të kaluarën  por ajo mendonte se do të  ndryshonte: “Mund të më kishte bërë çdo gjë por fakti që nuk mund të shoh më fytyrat e fëmijëve të mi është shumë i rëndë. E pra, këtë herë e teproi”.

Më tej viktima shton: “Disa herë më duket sikur më zihet fryma, me zor pres që të shtrihem të fle se të paktën aty mund të shikoj dhe aty çmallem me fëmijët duke i përfytyruar dhe duke risjellë në mendje pamjen e tyre, por kur zgjohem përballem me realitetin e ashpër.

Gjatë sulmit të asaj nate, krahas humbjes së shikimit gruaja pësoi edhe thyerjen e hundës. Verdikti për burrin i cili u akuzua fillimisht për tentativë vrasje do jepet më 11 maj, pra pas pak javësh. a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit