Transmetuar më 13-04-2012, 20:31

Tiranë, 13 prill 2012, NOA- Nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes zotit Esat Ademi, Kryeministri Sali Berisha ka shprehur urimet më të përzemërta për Erkand Qerimajn si dhe për të gjithë ekipin për suksesin e arritur duke e cilësuar rekordin europian të shënuar si një arritje madhore pëer gjithë sportin shqiptar.

Siç informon noa.al, në mesazhin e tij Berisha shprehet, “Zoti Esat, urimet më të përzemërta për ty dhe Erkandin dhe të gjithë ekipin për suksesin e shkëlqyer që arritët. Rekordi europian që shënuat është arritje madhore për ju, Erkandin dhe peshëngritjen e sportin shqiptar.  Ju lumtë dhe gjithmonë suksese”.

Lexoni gjithashtu: Qerimaj shpallet kampion i Evropës, Shqipëria, e 4-ta në Evropian

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit