



Sanremo, 13 prill 2012, NOA- U pikasën në bordin e një makine me targa italiane ndërsa lëviznin qetësisht nëpër qytetin e Sanremos.
Një shqiptar i kërkuar nga drejtësia 34 vjeçari Kin Gjeloshi me precedentë për armë dhe drogë përfundoi në prangat e policisë italiane pasi i duhet të vuaj një dënim të ngelur pezull.
Me akuzën për strehim u arrestua edhe miku i tij 42 vjeçari italian Giampaolo Prevosto,pasi kishte favorizuar qëndrimin e Gjeloshit në Itali duke e fshehur nga drejtësia.
Gjeloshi, ishte përzënë përmes kufirit ajror, në korrik të vitit 2011, duke kërkuar largimin pasi në të kundërt do futej në burg.
Por Gjeloshaj kishte gjetur mundësinë ishte kthyer sërish në Itali në rrugë ilegale dhe gjatë kësaj kohe ishte marrë sërish me aktivitetin e drogës, çka bëri që të rihapet serish çështja e tij. a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





