Transmetuar më 13-04-2012, 14:15

Tiranë, 13 prill 2012, NOA – Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth e cilësoi punën e policisë në luftën kundër trafiqeve si mjaft efikase. Në takimin e për Parandalimin dhe Luftën kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike, Wollfarth theksoi se duhet bashkëpunimi i gjithë institucioneve për shmangien e kultivimit të drogës.

“Lejomëni të përmend si shembull çështjen e hershme të kultivimit të drogës në disa komuna në jug e në veri.  Kjo tregon qartë se Policia e Shtetit nuk mund të bëjë gjithçka e vetme për ta zhdukur këtë problem. Mbështetja dhe bashkëpunimi i qeverive vendore është i domosdoshëm dhe vendimtar për gjithë procesin. Shpeshherë mendohet se lufta kundër kultivimit të drogës dhe krimit në përgjithësi është një punë që i takon vetëm policisë”, u shpreh ai.

Ambasadori ka theksuar se institucionet ndërkombëtare janë të gatshme për të dhënë kontributin e tyre në ndihmë të Policisë Shqiptare.

“Do të doja ta mbyllja duke thënë se, bazuar në mandatin tonë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet shumë e gatshme t’i ofrojë asistencë dhe mbështetje të mëtejshme Policisë së Shtetit shqiptar dhe njësive të qeverisë vendore për të nxitur dhe forcuar luftën kundër kultivimit të paligjshëm të drogave dhe për të ndihmuar duke inkurajuar zhvillimin e strategjive të duhura. Ne e bëjmë këtë së bashku me PAMECA-n dhe ICITAP-in”, tha ambasadori i OSBE. Ai shtoi se luftimi i këtij fenomeni kërkon bashkëpunim mes faktorëve të ndryshëm dhe institucioneve.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit