Transmetuar më 13-04-2012, 13:49

Elbasan, 13 prill 012, NOA – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, deklaroi sot nga qyteti i Elbasanit se mungesa e besimit politik, ka thelluar krizë.

Në një prononcim dhënë për mediat, pas takimit me autoritete vendore në në Elbasan. Arvizu u shpreh se palët duhet të bashkëpunojnë. “Ka një boshllëk mes palëve. Boshllëk besimi. Kemi parë që kur të dy palët çlirohen, ata janë të aftë të bëjnë marrëveshje. Ne do të bëjmë atë që kemi vazhduar ta bëjmë, ndërtimin e besimit tek palët”, tha Arvizu.

Ambasadori ka theksuar se nga ana e ndërkombëtarëve nuk do të mungojë mbështetja për gjetjen e konsensusit dhe kapërcimin e situatës.

“Ndërkombëtarët do të ofrojnë mbështetjen për zgjidhjen e çështjeve konfliktuale politike. Por kjo është në duart e politikanëve shqiptarë pasi kur duan punojnë mirë dhe arrijnë të bëjnë punë të mirë. Politika duhet ta pranojë mbështetjen e ndërkombëtarëve për të bërë të mundur edhe integrimin në Bashkimin Europian”, tha Arvizu.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit