
Të dhënat po ngarkohen...

Durrës, 13 prill 2012, NOA- Një qytetare nga Rumania është ndaluar në Portin e Durrësit pasi i është gjetur në makinë një amë gjahu. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në pikën e kontrollit të bagazheve në Portin e Durrësit.
Vajza me inicialet G.C, 24-vjeçe, lindur në Rumani dhe banuese në Itali ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj model, “Ford Fiesta”. Gjatë kontrollit, punonjësit e doganës i kanë gjetur armën e gjahut, teke. 24-vjeçarja ka deklaruar se nuk kishte asnjë dokument për armën.
Policia ka sekuestruar armën e gjahut dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 24-vjeçaren.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
