
Shkup, 13 prill 2012, NOA – Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka dalë pak minua më parë më një komunikatë zyrtare në lidhje me vrasjen e pesë të personave, raporton noa.al. Ministria jep detaje mbi mënyrë sesi janë vrarë personat, por nuk jep të dhëna mbi motivet.
"Më 12.04. 2012, rreth orës 22.30 nga ana e peshkatarëve në afërsi të liqenit tek fshati Smilkovc janë gjetur pesë trupa të pajetë. Në vendin e ngjarjes janë regjistruar gëzhoja të armëve të zjarrit, gjurmë gjaku si dhe plagë të dukshme nëpër trupin e viktimave. Për ngjarjen është informuar Gjykatësi hetues dhe prokurori publik, me urdhër të të cilëve trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion", thuhet në njoftimin e MPB lëshuar për mediat.
Më tej, në komunikatë nënvizohet se, sipas njohurive të para, katër personat janë në moshën rreth të 20-ve, ndërsa njëri nga viktimat rreth 40 vjet. “Nga ana e policisë së në Shkup po vijojnë masat për vërtetimin e identitetit të personave të vrarë, motivet dhe zbardhja e plotë e vrasjes", thuhet nga MPB, duke paralajmëruar detaje plotësuese pas kryerjes së ekspertizës nga organet hetuese.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





