Transmetuar më 13-04-2012, 11:02

Gjirokastër, 13 prill 2012, NOA – Festa e Pashkëve Ortodokse ka rritur fluksin e emigrantëve në pikat doganore me Greqinë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në pikën doganore të Kapshticës dhe të Kakavijës kanë hyrë rreth 11 mijë qytetarë.

Në pikën doganore të Kapshticës mësohet se kanë hyrë në tokën shqiptare 5858 qytetarë dhe 1677 automjete, ndërsa kanë dale nga territori 2125 qytetarë dhe 508 automjete, raporton noa.al.

Ndërsa në doganën e Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 6054 qytetarë dhe 1810 automjete, ndërsa kanë dalë 3657 qytetarë dhe 698 mjete.

Pala shqiptare punon me 6 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje të vendit ndërsa pala greke punon me 3 sportele.

Pritet që fluksi i emigrantëve të cilët kthehen në atdhe për të festuar Pashkën pritet të rritet në orët në vijim.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit