

Arbri e Liami bashkohen me pjesën tjetër të banorëve në kopsht e fillojnë që të bisedojnë me ta. Arbri nis të diskutojë me Gracianon për lojën e tij, ndërsa ai i ven ën dukje faktin që vepron gjithmonë në mbrojtje të Liamit dhe anasjelltas.
Arbri i bën të ditur se nuk bëhet fjalë për një grup, por e ka ndier që duhet ta përkrahë, kur ka menduar që ai ka pasur të drejtë. Në diskutimin tyre ndërhyn edhe Liami, i cili mendon se edhe Tani del në mbrojtje të Gracianos. “Ti je viktimë e tij”, i thotë Liami Gracianos, transmeton TCH.
Më pas Graciano i kthehet Metit, duke i thënë se në fillim e ka vlerësuar, por tani, jo më. Ai i thotë se Meti është shumë pasiv, por kjo gjë është ajo që i intereson atij. “Ti je ai që je larguar ndaj meje”, shprehet Meti.
Ai i bën të qartë Gracianos se kjo është sjellja që e karakterizon atë dhe se të gjithë banorët nuk duhet të jenë njësoj me njëri-tjetrin. “Ti fle gjumë, ha bukë, këtë bën”, i thotë Graciano me ton të lartë. Në diskutimin e tyre ndërhyn Arbri, i cili i thotë se nuk po i bën mirë me ato fjalë që po i thotë, ashtu siç pretendon, por po mundohet që ta nxjerrë veten sa më mirë, duke bërë sikur po e këshillon.
Gjithçka ndodh tek Big Brother 5
Transmetim Live i Big Brother 5
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





