Transmetuar më 13-04-2012, 10:18

Vlorë, 13 prill 2012, NOA – Një person është gjetur i vdekur në qytetin e Vlorës në rrethana ende të panjohura. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 18.45 në lagjen “24-Maj”, në vendin e quajtur “Kanali i Motorit”.

Viktima është Astrit Damin Musai, vjeç 57, banues lagja “24-Maj”, raporton noa.al.

Musai është gjetur i pa jetë brenda në një bunker. Policia ka shkuar në vendngjarje, pas sinjalizimit të banorëve dhe ka nisur hetimet e para.

Mësohet se ekspertë kriminalistë dhe mjekoligjorë nuk kanë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës. Paraprakisht mendohet që vdekja të ketë ndodhur nga shkaqe natyrale. Ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit