Transmetuar më 13-04-2012, 09:38

Ndërsa midis Arbrit dhe Liamit bashkohet Dritani, të tre fillojnë që të bisedojnë për banorët dhe ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother, ndërsa ai nuk ka qenë. Arbri fillon që t’i sqarojë situatën e shumë përfolur kur Liami për show ka hequr rrobat e banjës gjatë festës të 8 Marsit. Ai thotë se Liami është i gatshëm për të bërë veprime të tilla ekstreme që jo të gjithë mund t’i bëjnë. Ai mendon se Liami duhet të vlerësohet për këtë fakt, pasi për hir të lojës, është i gatshëm që të sakrifikohet në një farë mënyre dhe të bëjë spektakël. “Unë e vlerësoj për këtë pjesë”, shprehet Dritani, transmeton TCH

. Por ai e gjykon Liamin për mënyrën se si u kërkoi banorëve të tjerë që të dominonin Gracianon, i cili e ka vlerësuar gjithmonë Liamin. Ndërsa Liami ia sqaron situatën, duke i thënë se nominimi i tij nuk ka lidhje me respektin. Por i tregon se mori shkas për ta nominuar nga një sërë arsyesh, duke ia treguar me radhë, meqë Dritani nuk ka qenë në shtëpi ën atë kohë.

Liami thotë Dritanit se i vjen çudi që ka fituar aq shumë besim te Graciano dhe mendon se e njeh atë për kaq shumë pak kohë. “Ai nuk më ka shitur”, shprehet Dritani. Ata sqarojnë me njëri-tjetrin disa keqkuptime që kanë pasur me njëri-tjetrin. “Unë një javë të tërë të kam vlerësuar si të parin ty”, i thotë Dritani. Liami i kërkon arsyen se përse është ai që shkon te banorët për të sqaruar paqartësitë e Gracianos. Arbri dhe Liami mundohen që ta bindin Dritanin se nuk po bën mirë që po formon një grup me Gracianon, por Dritani e pranon si nj zgjedhje të tijën. “Ti këtë strategji e bën për veten tënde, jam i sigurt”, i thotë Liami. Më pas ata diskutojnë mbi të pirët e cigares të Dritanit, ndërsa ai ka deklaruar se nuk e pi cigaren, por ndodhi krejt e kundërta. “Pse nuk the që e pi”, e pyet Arbri, ndërsa Dritani ia kthen: “S’të pyeta ty”.

Gjithçka ndodh tek Big Brother 5

Transmetim Live i Big Brother 5

 noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit