
Të dhënat po ngarkohen...

Një vajzë e porsalindur, që fillimisht u mendua se kishte vdekur, është gjetur e gjallë në morgun e spitalit.
Zbulimi i pabesueshëm u krye nga e ëma e foshnjës 12 orë pasi vogëlushja ishte shpallur si një person i vdekur.
Analia Bouter ishte shtatzënë prej 26 javësh kur lindi para kohe vajzën e saj të pestë në spitalin Resistencia, në provincën e Chaco në veri të Argjentinës.
Por pasi mjeku personal i pohoi se e porsalindura erdhi në këtë botë pa shenja jete, prindërit u kthyen tepër të dëshpëruar në shtëpi me një certifikatë vdekje.
Pas afro 12 orësh erdhi dhe mrekullia, pasi u zbulua se vajza ishte ende në jetë.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
