

Nëpërmjet një mikeshe, kishte bërë miqësi në Facebook me një 40 vjeçar që hiqej si një djalë bashkëmoshatar, por që me kalimin e kohës u vërtetua se ishte një pedofil në kërkim të viktimave në internet që arriti të masturbohej nudo para vogëlushes.
Faktikisht ai kërkoi të krijonte një lidhje pedopornografike nëpërmjet ueb-kamerës.
Mbi këtë çështje, ku viktimë ka qenë një vajzë 12 vjeçare nga Fermo e Italisë, janë duke hetuar autoritetet përkatëse.
Personi në fjalë, është një 40 vjeçar, që tashmë është identifikuar dhe denoncuar.
Gjithçka nisi në momentin që vajza pranoi të bënte miqësi me një person që hiqej si një bashkëmoshatar i saj dhe që duhet thënë se në atë moment kishte krijuar miqësi dhe me njërën prej mikeshave të vajzës.
Duke menduar se personi ishte i besueshëm, 12 vjeçarja pranoi ta shtonte atë në listën e miqve, ku në këtë mënyrë ai kishte të drejtë të shihte të dhënat personale të saj.
Në krahun tjetër ajo kishte të bënte me një 40 vjeçar pedofil, që me kalimin e kohës arriti t’i mbushte mendjen vajzës për të instaluar një ueb-kamera.
Më pas një ditë ajo pranoi të fliste në chat me “mikun” e saj duke shfaqur dhe imazhet në kamera dhe në atë moment ai vendosi të tregonte se kush ishte realisht, duke u shfaqur në krahun tjetër i zhveshur lakuriq teksa masturbohej.
Fillimisht 12 vjeçarja mbeti tërësisht e shokuar dhe mendoi të mos e tregonte këtë histori, por më pas e frikësuar u rrëfeu gjithçka prindërve.
Në këtë mënyrë 40 vjeçari është denoncuar dhe tashmë është në kërkim nga autoritetet.
Hetimet janë në vazhdim dhe kjo me qëllim për të kuptuar nëse ka ende viktima të tjera dhe sa mund të kenë qenë.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





