Transmetuar më 12-04-2012, 20:24

Ai që quhet “sanduiç”, të cilin e dimë të gjithë se ka   origjinë britanike dhe përbëhet nga dy feta buke, sallam, djathë dhe salca, mbush plot 250 vjet nga dita kur u krijua.

Historia e kësaj gjetje tipike angleze në kuzhinë, tregon se ajo e ka fillesën në një nga rostiçeritë më të famshme dhe më të shpejta në botë, të shekullit XVIII, ndërsa emrin e ka marrë nga politikani John Montagu Sanduiç. Ai preferonte t’i shtronin këtë gjetje në pjatë ndërsa luante letra apo kryente gara golfi.

Në të vërtetë, Sanduiç mban emrin edhe një qytet me rreth 6800 banorë në Britaninë e Madhe.

Ndërkaq, bëhet me dije se atje, këtë vit do të ketë një festë shumë të veçantë për nder të 250 viteve të sanduiçit.

Kujdes, mos e ngatërroni me sandviçin italian, i cili përdor vetëm bukë feta, trekëndëshe, propozuar së pari në vitin 1925 në Torino.

Aktualisht, industria ushqimore që ka lidhje me sanduiçet, punëson 300 mijë persona në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka një vlerë tregu prej gjashtë miliardë paund.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit